Talat Xhaferi: Le të dëshmon Mickovski para Zotit edhe para Allahut se kam pranuar USB
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në një deklaratë për Tv Telma ka demantuar edhr një herë se ka pranuar USB në zarf siç ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Ai ka akuzuar se bëhet fjalë për deklarata në funksion të politikës ditore, transmeton Lideri.mk.
“Absolutisht e pasaktë. Spekulime të pastra për nevoja të politikës ditore. Unë as nuk kam nevojë të marr dhe as që kam marë ndonjë USB. Nëse ka diçka, le ta vërtetojë. Para kujt të don, para Zotit, para Allahut, para shtetit, le të fillojnë një procedurë dhe të dëshmojnë që Talat Xhaferi ka marrë USB. Një spekulim i pastër”, ka deklaruar Xhaferi./Lideri.mk