Maqedoni

Ahmeti: Jemi të pamposhtur! Shqiptarët janë me ne, nga Likova deri në Strugë!

Gjatë tubimit të mbajtur sot në Vicë të Tetovës me rastin e inaugurimit të lapidarit kushtuar veteranit të UÇK-së, Lezam Ramadani – La Xami, foli edhe ish-komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti. Gjatë fjalimit të tij ai tha lufta e UÇK-së ishte një rast unikat, pasi nga një anë ishte një ushtri e tërë dhe nga ana tjetër ishte populli. Por, sipas Ahmetit, suksesi i luftës së UÇK-së ka qenë pikërisht ai, sepse populli ishte me ta gjatë kohës së luftës, por sot, nga Likova e deri në Strugë. Ahmeti tha se e gëzon fakti se ata kanë dalë fitimtarë me kundërshtarët, fitimtarë në luftë, në diplomaci, fitimtarë edhe në drejtësinë ndërkombëtare.

“Alarmi u bë pas sulmeve që dridhën helikopterët në shpellën e Fadil Hoxhës, duke menduar se ne ishim të strehuar aty. Por ne nuk strehoheshim në shpella, sepse na mbante populli, populli ishte me ne. Është rast unikat ku nga një anë ndodheshe një ushtri, ndërsa nga ana tjetër ishte populli. Këtu është edhe çelësi i suksesit tonë që ne jemi të pamposhtur që nga veriu në Likovë deri në jugë në Strugë, prandaj edhe jemi fitimtar sepse mposhtëm përballjet me kundërshtarë. Fitimtarë me kundërshtarët, fitimtarë në luftë, në diplomaci, fitimtarë edhe në drejtësinë ndërkombëtare. Ka edhe shumë punë për t’u bërë, por kemi aq shumë energji dhe njerëz që nuk na frigon asgjë që na del përpara.”- tha Ahmeti.