Intervistë me shqiptarin nga Sanxhaku: Po e mësoj gjuhën shqipe, nuk dua të flas më serbisht
Intervisten me Adnan Muratoviq nga Sjenicë e Sanxhakut e zhvilloi Amina Nuraj
AMINA NURAJ:
Te ju ka punuar gjaku shqiptar përmes historisë së të parëve apo ka funksionuar më vete?
ADNAN MURATOVIQ:
ALBANIAN BLOOD, Gjaku më vlon që kur kam lindur. Që në moshë të vogël e kam dëgjuar gjithmonë historinë nga të moshuarit se jemi me origjinë shqiptarë, por për shkak të situatës dhe frikës së Serbisë, asnjëri prej nesh nuk u lejua të fliste publikisht për këtë, derisa u shfaqe ti dhe na dha atë kurajo dhe dëshira për kombin tonë..
AMINA NURAJ:
Si është të jesh shqiptar i Sanxhakut?
ADNAN MURATOVIQ:
Të jesh shqiptar në Sanxhak është ndjesia më e mirë e mundshme sepse e di që ke atë gjak dhe origjinë që ka frikë gjithë bota.
AMINA NURAJ:
A ishte i vështirë kthimit tek kombin shqiptar?
ADNAN MURATOVIQ:
Sigurisht që është, sepse kapërcimi i asimilimit që ka 100 vjet nuk është i lehtë, por i dashur Zoti të dërgoi ty të na hapësh sytë të gjithëve dhe të na tregosh rrugën e drejtë dhe rrugën e lirisë.
AMINA NURAJ:
Je i vetmi shqiptar në familjen tënde?
ADNAN MURATOVIQ:
Jo veq une,po krejt familja ime jan Shqiptar.
AMINA NURAJ:
A e dini gjuhën shqipe dhe nëse nuk e dini, do të dëshironit të mësoni?
ADNAN MURATOVIQ:
Unë e di shumë pak gjuhën time amtare, dua ta mësoj atë dhe të mos e përdor gjuhën serbe mo. Kam dëgjuar për kursin tuaj, por për fat të keq ne jetojmë larg njëri-tjetrit, kështu që nuk mund të vij te ju për të mësuar.
Mund t’u them vetëm lum ata fëmijë që ju mësoni shqip, sepse vetëm me këtë intervistë më dhatë edhe më shumë dashurinë për nënë Shqipëri.