Maqedoni

Zihen në Fejsbuk Mickoski dhe Gruevski

Gruevski merr përsëri vëmendjen në skenën politike, me përçarjen me kreun aktual të partisë Hristijan Mickoski. Ish kryeministri i kërkon pasardhësit të tij të tregojë se në çfarë mënyre ndikon ai në përçarjen e partisë dhe ku i ka dëshmitë kur thotë se ka arritur marrëveshje të pistë me pushtetin.

“A është e vërtetë se ashtu ka deklaruar për median gjermane?
Nëse është e vërtetë, a mundet ai personalisht të tregojë publikisht se me cilin veprim, deklaratë ose shkrim unë jam përpjekur ta ndajë partinë dhe të japë dëshmi që unë kam pranuar marrëveshje të pistë me pushtetin të cilën duhet ta zbatoj me ndihmën e të afërmve të mijë në parti”, pyeti Nikolla Gruevski, ish kryeministër.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski një ditë më parë për median gjermane Frankfurten Algemajne Gajtung ka deklaruar se Gruevski ka marrëveshje të pistë me pushtetin për të përçarë grupin parlamentar të partisë dhe për t’u zbatuar ndryshimet kushtetuese. Në këmbim, Gruevski do të shpërblehej me amnisti për veprat që ndiqet penalisht. Tani Mickoski i drejtohet përsëri Gruevskit përmes një statusi në fejsbuk. Ai thotë se nuk të tolerojë pazare për përfitime individuale, në llogari të interesave të vendit.

“Nëse ti dëshiron përçarje, ky është vendimi yt të cilin unë jam i gatshëm t’i kundërvihem, sepse nuk bëhet fjalë për betejë personale, por për betejë për Maqedoninë e cila gjithmonë e më shumë zhytet në krim… Për Maqedoninë nuk guxon të bëhet pazar dhe marrëveshje poshtë tavolinës. Nuk do të lejoj marrëveshje dhe aranzhmane personale në llogari të interesit kolektiv. Ky nuk është viti 2018, kjo është një kohë tjetër. Siç thoshe ti, “e vërteta është si gjilpërë, herët ose vonë do të dalë”, kurse të vërtetën e dimë edhe unë edhe ti, por si duket e dinë edhe të tjerët të cilët e thonë gjatë ditëve të fundit, më pak ose më shumë, hapur dhe zëshëm”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Gruevski ka mohuar që t’i ketë kërkuar dikujt amnisti. Megjithatë, pak ditë më parë, edhe Presidenti Pendarovski tha se është pyetur nga dikush nga radhët e opozitës për faljen e mundshme të Gruevskit. /Alsat.mk