Maqedoni

Milloshoski: Kovaçevski dhe Ahmeti biseduan për amnisti me Gruevskin

Antonio Milloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe deputet në Kuvend sot në konferencë për media deklaroi se qeveria në krye me Kovaçevskin dhe Ahmetin ka biseduar për amnisti për Gruevskin me qëllim që ai të ndikojë në përçarjet në VMRO-DPMNE dhe eventualisht tu ndihmojë që të votohen ndryshimet kushtetuese.

“Ndryshimet në kodin penal nuk janë të rastësishme, ato kanë një qëllim të dyfishtë, e para është të amnistohen funskionarët e pushtetit aktual, të cilët fatkeqësisht kanë grabitur shtetin në vitet e kaluara dhe e dyta është të ndikojnë në proceset që kanë të bëjnë me Gruevskin. Ndryshimet në Kodin Penal janë negociuar nga LSDM, BDI dhe njerëz nga partitë më të vogla politike që duan përçarje në opozitë. Këtë konstatim, me qëllim apo në rastësi e ka thënë publikisht në një intervistë edhe Ali Ahmeti. Në deklaratën e Ahmetit theksohet se VMRO-DPMNE në krye me Mickoskin as nuk ka negociuar për ndryshimet në Kodin Penal, as nuk është pajtuar se është kundër ndryshimeve në Kodin Penal dhe është kundër ndryshimit të Kushtetutës nën diktimin bullgar”, theksoi Milloshoski.