Kosovë

Vritet një person në Malishevë

Një person është vrarë në fshatin Banjë të Malishevës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se i dyshuari është dorëzuar në polici.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.