Maqedoni

Kryeministri Kovaçevski për vizitë pune në SHBA

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, po qëndron për një vizitë pune disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me kryeministrin Kovaçevski në SHBA është edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri Kovaçevski në Nju Jork do të realizoj takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Forumit Ekonomik Botëror dhe Bankës Botërore, me përfaqësues të kompanive multinacionale dhe komunitetit të biznesit maqedonas në SHBA, si dhe me përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Ndër takimet e planifikuara janë takimet me drejtorin menaxhues të Forumit Ekonomik Botëror, Mirek Dushek, me drejtoren menaxhuese të Bankës Botërore, Ana Bjerde, si dhe me Zëvendës/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak.

Në fokus të bisedimeve është zhvillimi ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, partneriteti Atlantik, perspektivat evropiane dhe rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve në të gjitha këto procese të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve të RMV-së.

Në kuadër të vizitës së punës në SHBA, Kryeministri Kovaçevski do të merr pjesë edhe në pritjen me rastin e përkujtimit të 50 vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.