Nëna nga Çairi u tmerrua kur mori fëmiun dyvjeçar nga çerdhja
Me datë 15.09.2023 në ora 18:00 në SPB Shkup, M.M. (29) nga Shkupi ka raportuar se me datën 14.09.2023 rreth orës 11:40 pasi ka marrë djalin e saj dyvjeçar nga kopshti i fëmijëve që ndodhet në zonën e Çairit, ajo vuri re skuqje dhe gërvishtje në fytyrën dhe trupin e fëmiut. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB.