Gashi: Pendarovski konfirmoi informacionin tonë se Ali Ahmeti ka lutur për amnistimin e Gruevskit!
Kryetari i Alternativës ka komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski, ku ai konfirmon se disa politikanë e kanë konsultuar për amnistimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Këtë deklaratë të Pendarovskit, Gashi e vlerëson si përgjigje ndaj pyetjes së tij të para do kohe, se “A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!”.
“Në pyetjen tonë të parë publike se “A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!”, përgjigjen e dha Presidenti Stevo Pendarovski.
Faleminderit President për konfirmimin e informacionit!
Pas kësaj besoj se do të përgjigjet edhe personi të cilit iu parashtrua pyetja!”, shkruan Gashi.