Haradinaj: Ta ndihmojmë Kosovën, ta shkarkojmë Kurtin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha që qytetarët dhe deputetët nuk duhet të presin ndryshim të situatës nga vetë shkaktarët e kësaj situate, duke iu referuar qeverisë Kurti.
“Nëse ne në parlament e shohim qeverinë tonë që udhëheq vendin në drejtim të gabuar edhe i sjell goditje vendit, humbje të njëpasnjëshme, si të veprojmë ju lutem? Nëse dikush prej nesh ende shpreson që qeveria Kurti do ta nxjerrë Kosovën nga drejtimi i gabuar, nga drejtimi humbës e nga sanksionet jam i bindur se do të dalë gabim. Pra, nuk besoj që ne duhet të presim që ai që e ka sjellë Kosovën në pozitën e të ndëshkumit e të goditjeve të njëpasnjëshme të humbjeve edhe në planin e brendshëm të sigurisë, edhe në planin ndërkombëtar të shpresojnë që ai ta nxjerrë”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, shkarkimi i Kurtit do ta sillte një moment të ri politik të Kosovës edhe brenda, por edhe jashtë.
“Besoj që o detyrë e parlamentit me e nxjerrë Kurtin dhe qeverinë nga drejtimi i gabuar. Detyrë e të gjithë deputetëve, jo vetëm opozitarë, pra besoj që ne si parlament duhet t’i marrim përgjegjësitë. Ne e kemi votu, parlamenti e ka votu këtë qeveri, edhe ne ia kemi dhanë besimin qeverisë Kurti në këtë rast shumica, ju lus shqyrtojeni a është në rregull me vazhdu në drejtimin çfarë e kemi në vend, apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Kurtin me mocion, pra ta shkarkojmë qeverinë Kurti”.