Kryetari i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë i dhuroi Vuçiqit atlete me katër “S”, shenjë besnikërie ndaj “botës serbe” (Video)
Kryetari i Federatës së Basketbollit në Maqedoninë e Veriut, Pero Antiq i ka dhuruar një palë atlete presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të disejnuara special për të-me katër “S” famëkeqe serbe. Dhuratën surprizë ia ka bë gjatë qëndrimit të fundit të Vuçiq në Shkup, në kuadër të samitit Bërdo-Brioni, transmeton Lideri.mk.
Nuk dihet vlera e atleteve, kurse qarqe pro-maqedonase dhe proshqiptare në RMV kanë filluar të kerkojnë llogari nëse dhurata është bë me mjetet e Federatës së Basketbollit, që do ishte një lloj skandali.
Ka reaguar ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Lubço Georgievski, duke shprehur kritika që simboli i cili ngjall kujtime jo të mira, i dhurohet presidenti të Serbisë nga një zyrtar sportiv i Maqedonisë së Veriut, transmeton Lideri.mk. Ai me ironi dhe me revoltë ka komentuar këtë gjest, duke e vlerësuar edhe si shprehje besnikërie ndaj “botës serbe”.
“Katër S, dhuratë shumë e bukur identifikuese maqedonase nga kryetari i Federatës së Basketbollit për presidentin e Serbisë. Simboli nga i cili lemeriteshim deri në vitn 2001, e tani si besnikëri ndaj botës serbe”, ka shkruar Georgievski në rrjetet sociale./Lideri.mk