Pendarovski-Carreiras: Falënderojmë Portugalinë për mbështetjen që i jep Maqedonisë për integrim në BE
Presidenti Stevo Pendarovski sot priti ministren e Mbrojtjes së Republikës Portugeze, Maria Helena Carreiras, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në vend.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin në mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes, për procesin e reformave në vend me synim përmirësimin e infrastrukturës ushtarake dhe modernizimin e forcave të armatosura, si dhe aktivitetet e përbashkëta në kuadër të NATO-s, me qëllim për forcimin e Aleancës dhe përmbushjen e synimeve të përbashkëta në siguri dhe mbrojtje.
Presidenti Pendarovski tha se mirëpret Marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim për mbrojtje mes dy shteteve, dhe shprehu pritje se do të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit maqedono-portugez në mbrojtje, bashkëpunim në fushën e politikës së sigurisë, operacioneve paqësore, trajnimeve dhe arsimit të përbashkët.
Në takim u këmbyen informacione për gënjen në Ukrainë, gjatë së cilës presidenti Pendarovski rikonfirmoi mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën ushtarake, politike dhe humanitare që vendi i ofron Ukrainës.
Në kontekst të çështjes aktuale lidhur për integrime evropiane, presidenti Pendarovski falënderoi përpjekjet e kryesisë portugeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe për mbështetjen e përgjithshme nga Portugalia në lidhje me integrimet evropiane të Maqedonisë.