Takime të presidentit Pendarovski me presidenten e Kosovës dhe Shqipërisë
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka realizuar takime dypalëshe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në margjinat e mbajtjes së takimit të liderëve të vendeve-pjesëmarrëse nga Procesi Bërdo-Brioni në Shkup.
Në takimin me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, njoftuan nga Kabineti i Pendarovskit është shprehur kënaqësi nga niveli i marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve, të cilët janë miqësorë, dinamikë dhe të bazuar në respekt të ndërsjellë.
“U konstatua se avancimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të kontribuojë për progresin, stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit. Bashkëbiseduesit e kanë riafirmuar interesin për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, sidomos në atë ekonomik dhe janë angazhuar për kontribut aktiv që të kemi një rajon infrastrukturor të zhvilluar dhe rajon ekonomik prosperues”, njoftuan nga Kabineti i Pendarovskit.
Në takimin me presidentin shqiptar Bajram Begaj është shprehur kënaqësi nga dialogu i vazhdueshëm politik dhe zhvillimi i përgjithshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve dhe është shprehur pritje për përforcim të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
“U theksua se si aleatë në NATO, të dy vendet janë të gatshme të pasurojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, me synimin për një kontribut edhe më aktiv për sigurinë në rajon dhe më gjerë. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe vlerësuan se përshpejtimi i këtyre proceseve do të ndikojë pozitivisht në të gjithë rajonin dhe është një investim gjeostrategjik në një Union të qëndrueshëm dhe prosperues”, njoftoi Kabineti i kreut të shtetit Pendarovski.