Nisa iniciativë për themelimin e “Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë”, disa më pyetën a japin mëditje!
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Ngrita një iniciativë që formojmë me disa intelektualë
“ Shoqatën e Intelektualëve Shqiptarë”. Kjo shoqatë do të ishte shumë me rëndësi në këtë kohë, sepse partitë politike që po lindin për çdo ditë si këpurdhat pas shiut. Gati kanë filluar të formohen në çdo mëhallë e në çdo fshat e qytet dhe na i kanë bë lëmsh punët neve shqiptarëve duke futur në këto parti jo pak , por shumë edhe ate gati në çdo kryesi udhëheqëse kanë futur edhe disa analfabetë që nu dijnë të shkruajnë as emrin e tyre.Pas ca ditësh akoma sa ishim në konsultime për të e formuar “ Shoqatën e Intelektualëve Shqiptarë” Disa filluan të pyesin të interesohen se a japin mëditje kur të vijmë në mbledhje, a shkojmë në ekskursione. Kudo që shkojmë, a ka ushim pa pagesë e shumëçka tjetër.Unë troç e shqip ua thashë si në “ Shoqatën e intelektualëve Shqiptarë” që do e formojmë duhet të japim para nga xhepi. Iu thash se kjo nuk është si partitë poltike ku paguhen mëditje, hotele, restorane, pushime në deti. Nuk ka as tendera etj. Kjo është shoqatë vullnetare dhe korrektuese e gabimeve të partive politike që i bëjnë në dëmë të shqiptarëve dhe se dita- ditës po na dërgojnë në humnerë.Disa nga pjesëmarrësit që kishin statusin e pensionitëve dhe parashtruan pyetje. A na dërgonë kjo shoqatë në banjë në Elbasan apo në ndonjë banjë tjetër pa pagesë. Unë ua ktheva përgjigjen se kjo shoqatë nuk është as humanitare dhe as politike ku fitohen tenderat.Nuk kaloi as një javë të gjithë anëtarët nismëtarë të formimit të “ Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë” më nuk erdhën në mbledhje. Mu më shkoi mendja mos vallë paskën shkuar në banjën e Elbasanit të Dibrës, Kllokotit etj.