Lëvizja Populli – subjekti i ri politik i krijuar nga Skënder Rexhepi Zejdi
Deputeti Skënder Rexhepi prej sonte do të drejtojë subjektin më të ri politik në vend, të quajtur “Lëvizja Populli”, përcjell KlanM.
Rexhepi ishte nëri nga themeluesit e Lëvizjes Besa e pastaj njëri nga drejtuesit e Alternativës, me të cilën u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Përplasjet mes Zejdit dhe Alternativës filluan disa muaj pas hyrjes së kësaj partie në qeveri. Prej disa kohësh po funksionon si deputet i pavarur.
“Një fillim i mbarë i rrugëtimit politik, rrugëtim i cili do të na mundësojë që të ruajmë drejtimim e filluar shumë më hërët, por tash me konceptin e ri politik në ombrelën e LËVIZJES POPULLI.
Na priftë e mbara dhe Zoti qoftë me ne”, ka shkruar Skënder Rexhepi./KlanMacedonia