Maqedoni

Prokurorja Lençe Ristoska për ndryshimet në Kodin Penal: Mjerim!

Prokurorja Lençe Ristoska e cila ishte përfaqësuese e prokurorisë në rastin në rastin “Shënjestra – Fortesa” ka shprehur mendimin e saj për ndryshimet në Kodin Penal. Ajo thotë se këto ndryshime janë “mjerim”.

“Në fjalën përmbyllëse të Shënjestra – Fortesa thashë: `..falja është veprim që pason pendimin, pra një veprim që pason pas marrjes së përgjegjësisë për veprimet e veta dhe pas shprehjes së pendimit për pasojat. Prandaj mendoj se përderisa mbizotëron pandëshkueshmëria dhe për sa kohë falim pa marrë përgjegjësi, në fakt po inkurajojmë abuzime të reja të sistemit.’ Tani do të them vetëm: mjerim.. “Crime pays, she stays..”, ka shkruar Ristoska në Facebook.

Ndryshe, ndryshimet në Kodin Penal u miratuan ditën e djeshme, ndërsa parashohin uljen e dënimit me burg për format më të rënda të korrupsionit.

“Për” votuan 48 deputetë, “kundër” 36 nga VMRO-DPMNE, ndërsa një abstenoi.

Ligji u miratua me flamur europian, me procedurë të përshpejtuar.