E pranon politikani serb nga Vojvodina: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë
Politikani i Serbisë, Nenad Çanak ka qenë mysafirë në një emision të televizionit Happy, i cili medium është i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Çanak ka deklaruar se nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë pasi ato janë ndërtuar kur nuk kanë ekzistuar kombet.
“Mashtrimi më i madh është tek identiteti ta quajmë i popullit serb, i cili përmes falsifikimeve po shfrytëzohet për synime politike. Siç e di unë dhe siç e dinë ti, në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb. Ato janë manastire ortodokse. Manastire ortodokse. Pastaj është gjë tjetër që serbët ato shenjtore i përvetësuan. Në çdo shkrim deri në shekullin e XIX njerëzit janë identifikuar sipas religjionit sepse nuk ka pasur kombe. Kombet janë themeluar në shekullin e XIX”, pohoi 63-vjeçari.
Kujtojmë se para dy vjetëve, ai ka vizituar së bashku me djalin e tij varrezat në Mejë të Gjakovës.
Në shumë intervista të dhëna, politikani ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta pranojë realitetin e ri të krijuar në Ballkan.
Ndryshe, Çanak një kohë ka qenë edhe kryetari i kryetari i Parlamentit të Krahinës Autonome të Vojvodinës në Serbi.