Tërmet në Gjilan

Lëkundje të tokës janë regjistruar sot në qytetin e Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.

Ai ka thënë se tërmeti ka ndodhur rreth orës 10:24.

“Epiqendra ka qenë mes fshatrave Perlepnicë-Kosaqe, 5km në veri- lindje të Gjilanit me magnitudë 2.2 shkallësh të Rihterit”, tha Mustafa.