Gruaja nga Gostivari sulmohet nga bashkeshorti dhe djali i saj
Të dielën rreth orës 18:20 zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personat Q.J.(62) dhe D.J. (25) të një fshati të Gostivarit, të cilët ishin raportuar nga gruaja, gjegjësisht nëna e tyre 57-vjeçare se e kishin sulmuar fizikisht. Ato janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.