Maqedoni

Shqiptarja nga Shkupi adhuruese e veturave të “trenta”: “E kam mush gas edhe deri 250 km në orë” (Video)

Faqja “Rrëfim suksesi” ka bë prezantimin e shqiptares nga Shkupi, Ajshe Avdiji. Ajo dallom mjaft nga femrat tjera, sepse është adhuruese e pasionuar e veturave të shpejta, transmeton Lideri.mk.
Dashuria ndaj veturave i ka lindur që kur ka qenë fëmijë dhe bashkë me babain e saj kanë shkuar të përcjellin gara të shpejtësisë në Shkup. Pasi është martuar, edhe tek bashkëshorti ka gjetur shpirtin binjak, i cili poashtu është adhurues i veturave të shpejta, sepse shitjen e veturave e ka edhe biznes të cilin tani e zhvillon bashkë me bashkëshorten e tij, transmeton Lideri.mk.

Në rrëfimin e saj shqiptarja nga Shkupi tregon për shpejtesite e pabesueshme deri në 250 kilometra në orë që i ka arritur duke vozitur si më e re, por se tash si nënë është shumë më e kujdesshme./Lideri

Video në këtë Link: https://fb.watch/mQ9YmXVGxw/?mibextid=UVffzb