Maqedoni

Dy policë nga Maqedonia e Veriut janë rrahur mes veti para kolegëve nga Shqipëria

Dy policë nga Maqedonia e Veriut gjatë orarit kur duhej të kryenin detyrat e punës në pikën kufitare me Shqipërinë, “Qafë Thanë” janë përplasur fizikisht në venin e punës, para syve të personave që prisnin të kalonin kufirin.

Në përleshje kanë marrë pjesë dy policë, të cilët mosdurimin dhe keqkuptimet e tyre reciproke i kanë zgjidhur me grushta dhe shkelma, në vetë pikën kufitare, në seksionin ku bëhet kontrolli i pasaportave, shkruan Ohrid1.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë qenë edhe kolegët e tyre nga Shqipëria, të cilët punojnë në të njëjtat ambiente, pasi kontrolli i pasaportave tashmë është i integruar në një vend, transmeton Lideri.mk.

Rastin e ka marrë nën hetime kontrolli i brendshëm i MPB-së, për të përcaktuar përgjegjësinë për ngjarjen./Lideri