Maqedoni

Haxhi Maqellara u dekorua me titullin “Qytetar Nderi” i Dibrës

Dyzet vjet karierë të pasur artistike me plot shpërblime dhe mirënjohje nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë dhe më gjërë.
Kompozitor, interpretues i këngëve folklorike dhe popullore, koreograf,atdhetar, i dashur për të gjithë, ambasador i kulturës Dibrane në të gjitha evenimentet dhe ngjarjet kulturore kombëtare.
Haxhi Maqellara, ky njeri të cilin nuk ka shqiptar që nuk e njeh, sot me inicijativë të kryetarit të komunës dhe me vendimin e këshillit të Komunës Dibër, u dekorua me titullin më të lartë të Komunës Dibër,
QYTETAR NDERI.
Urime dhe suksese të mëtutjeshme.