Helmim masiv në Vlorë, shkon numri në mbi 70 persona që kërkojnë ndihmë në spital
Dhjetëra turistë kanë “pushtuar” spitalin e Vlorës, të cilën kanë pësuar intoxikacion alimentar, ndryshe helmim, i cili dyshohet se është shkaktuar nga ushqimi i konsumuar.
Turistët kanë mbërritur në Vlorë nga një prej anijeve turistike që kryen linjën e Karaburun -Sazan.
Mes turistëve të helmuar në Vlorë, raportohet se janë edhe disa fëmijë, që po trajtohen në pediatri.
Turistët që janë shtetas shqiptarë dhe të huaj, janë paraqitur në spital me shenja helmimi, dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga ushqimi.
Të dhënat janë për mbi 60 persona, kryesisht të rinj, ndërsa situata përshkruhet e rënduar në Spitalin e Vlorës, ku po trajtohen turistët me shenja helmimi.
Ata kanë udhëtuar nga Shëngjini në Vlorë, dhe mësohet se janë mbi turistë polakë të moshës 14-15 vjeç.
Mediat në Shqipëri thonë se ushqimi që mund të ketë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë nuk është ofruar nga anija, por ka qenë ushqim i paketuar nga hotelet ku ata kanë rezervuar me paketa “all inclusive”.