Kolumna

Arsimtarët shqiptarë dhe gjuha shqipe

SHKRUAN:NEHAT JAHIU

Mësuesi duhet ta di se të folurit është si në karakteristkë kryesore e njeriut, Të folurit është një funksion specifik që paraqitet vetëm tek njeriu , cilësi kjo që diferencon ate nga kafshët, të vetëdijës së tij dhe të të menduarit. Me anë të kësaj teme të të folurit nuk e kemi ndërmend të bëjmë në këtë rast ndonjë analizë duke analizuar ate si diçka që është e huaj për shkollat tona dhe që nuk parashtrohet me programin mësimor, as që duam të potencojmë formën e saj më tepër se sa brendinë , atë që është klasike më tepër se sa që është diçka bashkëkohore. Këtu nuk është fjala për retorikëne e njeriut e kryesisht për të cilën unë dua të bëjë fjalë për mësuesin ose nxënësin , as për oratorinë në kuptimin klasik të saj, por për një detyrë që është në lidhje të ngushtë me tërë proçesin arsimo- eduketiv. Sipas programit mësimor dalin detyrat për aftësimin e nxënësve në këtë drejtim dhe ato janë shumë të kjarta, të cilat duhet të realizohen bashkë me detyrat tjera me nxënësit në shkollë nga ana e mësuesit,është një problem që qëndron në te se sa i kushtojmë rëndësi kësaj çështje dhe si e realizojmë në praktikë këtë detyrë të parashtruar në proçesin mësiomr- eduakativ tek nxënësit sidomos nga ana e arsimtarit. Edhe një gjë tjetër bie në sy në këtë shkriml . Fjala është se bëhet fjalë për të shprehurit me gojë duke i izoluar ate nga të shprehurit me shkrim. Kjo ndarje është bërë vetëm teoritikisht me qëllim që këtë problem ta trajtojmë më hollësisht. Përndryshe të shprehurit me gojë nuk mund ta ndajmë nga të shprehurit me shkrim pasi që të dyja paraqesin një lëmi të njejtë, por që njëra është një e shprehur gojore e tjetra me shkrim. Të shprehurit e bukur me shkrim presupozon njëkohsisht edhe shprehjen e bukur me gojë, kështu që njëra me tjetrën nuk kanë dallim, por janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe në këtë mënyrë dhuhet të ju sqarohet edhe nxënësve nga ana e mësuesit të tyre . Megjithatë kemi shumë njerëz që me gojë shprehen shumë më bukur se sa me shkrim . Shumë prej tyre nuk mund ti paraqesin mendimet e veta si duhet, kurse shumë të tjerë që me shkrim shprehen mirë në shprehjen me gojë nuk tregohen aq sa duhet të aftë. Prandaj edhe qëllimi i këtij shkrimi është që të nxjerrim në pah disa çështje më karakteristike në lidhje me kultivimin e të shprehurit me gojë dhe me shkrim tek nxënësit.

Unë do të kishe apeluar ose sugjeruar tek mësuesit se çështjes së të shprehurit me gojë dhe me shkrim ti japin shumë rëndësi të madhe mbi të gjitha për vete dhe pastaj ata ta përcjellin tek nxënësit që edhe ata të marrin një shprehi dhe një obligim të patjetërsueshëm dhe të paraparë me planprogram se të shprehurit bukur me gojë dhe me shkrim ta kenë si objektiv kryesor, sepse kjo ka një rëndësi të madhe jo vetëm në shkollë por edhe jashta saj për në të ardhmën që të dinë të shprehen bukur me gojë dhe me shkrim. Ky obligim dhe angazhim mbi të gjitha në ciklin e lartë ju takon që këtë kontribut ta japin më së tepërmi arsimtarët e gjuhës dhe letërsisë shqipe, por kursesi nuk do të thotë se arsimtarët e mësimit lëndor tek lëndët tjera nuk duhet të angazhohen. Jo kjo nuk guxon aspak të ndodhe, por edhe ata ( ato) e kanë për obligim të bëjnë një gjë të tilë që ti angzhojnë nxënësit edhe në lëndët e tyre gjatë orëve mësimore të shprehen drejtë dhe bukur gojarisht dhe me shkrim. Ky është obligim i çdo arsimtari pamarrë parasysh lëndën të cilën e ligjërojnë e jo gjithnjë të mundohen për dobësitë e tyre të hudhin fajin e vet tek të tjerët duke thënë se këtë duhet ta bëjnë arsimtarët e gjuhës shqipe që e kanë shumë gabim dhe me këtë unë asnjëherë nuk jam pajtuar, por nuk pajtohem edhe sot. Për ta mësuar të shprehet nxënësi bukur me gojë dhe me shkrim duhet të angazhohen të gjithë mësuesit që n ga ai i ciklit të ulët, gjegjësisht mësimit klasor e deri tek të gjithë ata të ciklit të lartë, gjegjësisht të mësimit lëndor.Arsimtarët e mësimit klasor ku gati të gjitha lëndët zhvillohen vetëm nga një arsimtar në përjashtim të disa lëndëve edhe këta arsimtarë të mësimit klasor njëlloj kanë përgjegjësi në të gjkitha lëndët dhe duhet të jenë shumë të vetëdijshëm dhe të angazhuar për të mësuar nxënësit që të shprehen bukur me gojë, por edhe me shkrim. Është me keqardhje për ta thënë se një numër nga disa arsimtarë të mësimit klasor, por edhe të atij lëndor as që lodhen, apo çajnë kokën rreth kësaj çështje për zhvillimin e të shprehurit të vet dhe të nxënësit me gojë dhe me shkrim bukur, por është për keqardhje kur të shikosh në këtë aspekt se çfarë dobësie bëjnë dhe gabimet dhe mos angazhimin e tyre në këtë aspekt gjithnjë si detyrë mundohen të ia lënë përsëri arsimtarit të gjuhës amtare, por ky është një veprim shumë i gabuar i këtyre arsimtarëve, sepse kjo është një detyrë themelore dhe ekskluzive për të gjithë arsimtarët , sepse nga të gjitha lëndët dhe nga të gjithë arsimtarët dituria fitohet nga mënyra e të folurit dhe të shkruarit dhe ky obligim për shprehje të bukur u takon të gjithë arsimtarëve e jo vetëm të atyre të gjuhës, kështu që kësaj përgjegjësia nuk guxon ti ik asnjë arsimtar pamarrë parasyshg se cilën lëndë e ligjëron tek nxënësit ai e ka për obligim ti jap një rëndësi të veçantë të shprehurit me gojë dhe me shkrim. Të shprehurit e bukur dhe i logjikshëm zhvillon intelektin e nxënësit, kështu që nxënësit duhet të mësohen të flain dhe të shkruajnë drejtë dhe pa gabime dhe duke formuluar fjali të drejta dhe të plotë në mendimin e tyre e jo duke i përsëritur fjalët dhe fjalitë. Përdorimi i drejtë dhe kuptimplotë i fjalëve dhe fjalive është kushti më kryesor i një arsimtari dhe i një nxënësi. Si mund një arsimtar që nuk iu përmbahet këtyre rregulave , atëherë një gjë të tillë ta përcjellë tek nxënësit. Është e obligueshme që patjetër të përkushtohemi sa më shumë që nxënësit të pasurohen me mendime të plota në fjalorin e tyre, kështu që aq sa më shumë të pasurohen aq më mirë do të kenë mundësi të shprehen më bukur edhe gjatë të shprehurit me gojë dhe me shkrim.

Të gjitha fjalët që nxënësit i përdorin pakuptim gjatë të folurit dhe gjatë të shkruarit me shkrim është obligim i arsimtarit që ti përmisoj dhe të ju shpjegoj se si duhen të shprehen drejtë dhe me kuptim të plotë këto fjalë nga ana e tyre. Këtë e ka për obligim të ua sqaroj arsimtari i tyre.Nxënësit duhet ti jepet liri që mendimin e tij qoftë me gojë ose me shkrim ta shpreh në mëyrë të pavarur, kështu që arsimtari nuk duhet të jetë shkaktar për ta penguar nxënësin për pavarësinë e të shrehurit të mendimit të tij. Për një shprehje të bukur me gojë ose me shkrim më së tepërmi duhet të kontribojnë arsimtarët e gjuhës amtare gjatë orëve të tyre mësimore të parpara për ushtrime gojore ose me shkrim duke ju kushtuar një kujdes të madh këtyre dukurive që të përsosen duke i eliminuar dukuritë negative gjatë të shprehurit qoftë me gojë ose me shkrim, duke i eliminuar këto dukuri dhe duke e pasuruar fjalorin e tyre me fjalë të përshtatshme dhe kështu edhe do të mësohen që gjatë jetës së tyre të përditshme si në shkollë dhe jashta saj të shprehen bukur si me gojë, njashtu edhe me shkrim. Rolin kryesor për një arritje të tillë në këtë rast e luan arsimtari në orën e tij mësimore dhe ate në të gjitha lëndët e jo vetëm duke e drejtuar gishtin vetëm nga arsimtari i gjuhës amtare, sepse në këtë apekt secili arsimtar e ka për obligim të jap kontributin e tij.