Maqedoni

Ministri i arsimit Jeton Shaqiri emëroi dy përfaqësues special për arsimimin lidhur me holokaustin dhe komemoracionin e Hebrenjve në RMV

Shpëtim Latifi dhe Skender Asani janë dy përfaqësuesit special nga Ministria e arsimit dhe shkencës që i emërova sot, të cilët do të meren me çështjet që kanë të bëjnë me arsimimin mbi holokaustin dhe komemoracionin e Hebrenjëve në vendin tonë, njoftoi ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.

“Latifi është këshilltar i posaçëm për politikat arsimore në MASH kurse Asani është Drejtor i Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të Shqiptarëve. Besoj që bagazhi i tyre profesional do të kontribuoj për një reflektim edhe më të madh për çështjet hebreike”, theksoi Shaqiri në njoftimin e shperndandare në rrjetet sociale.