Maqedoni

Grupi muzikor i shqiptarëve të Shkupit i themeluar nga babai i Nenë Terezës

Akademik Vasil S. Tole

Përveç fotos historike të Marubit, i cili ka fiksuar muziktarët shqiptarë të bandës së Shkupit me emrin kuptim plotë “Zani i Maleve”, me 23 mars të vitit 1912 ( në qendër të tyre patrioti Kolë Bojaxhiu, me trompë), një tjetër e dhënë shumë interesante për veprimtarinë e kësaj bande muzikore për çlirimin kombëtar, si dhe lidhjen e Kolë Bojaxhiut me patriotët e shquar Bajram Curri e Isa Boletini, e gjejmë në librin “Familjet katolike ne Shkup”, fq. 214, botuar me 2018, me autorë Skender Asani, Albert Ramaj e Natasa Didenko.
Aty pohohet se prijësit shqiptarë Bajram Curri dhe Isa Boletini kishin kërkuar që banda muzikore e shqiptarëve të Shkupit, kryesisht me përbërje katolike, ti printe ushtrisë së kryengritësve shqiptarë drejt Shkupit, gjë e cila ishte plotësuar prej tyre.

Ky është një tjetër fakt i rëndësishëm që konfirmon se Rilindja Kombëtare dhe Pavarësia e Shqipërisë ishin rezultat i mobilizimit tërësor të shqiptarëve, frymë që e gjejmë në shprehjen lapidare “Me pushkë e penë për mëmëdhenë”! 🙏

▪︎ Siç dihet, Kolё Bojaxhiu kishte lindur nё Prizren dhe pas vitit 1900 ishte vendosur nё Shkup. Atje punoi si farmacist dhe mё vonё si arkitekt, deri kur u bё ortak nё njё ndёrmarrje me njё koleg të tij. Dranja, nёna e Gonxhe Bojaxhiut ishte 16-vjeçare kur u martua me burrin e saj Kolё Bojaxhiun. Nё vitin 1905 Dranja lindi vajzёn e parё, tё cilёn e pagёzuan me emrin Age, dhe nё vitin 1908 lindi djalin, Lazёr dhe mё 26 gusht tё vitit 1910 erdhi nё kёtё botё Agnes (Gonxhe)Bojaxhiu.

Gazetari Gjon Gjonlekaj shkruan se: …Kolё Bojaxhiu organizoi njё pritje madhёshtore nё shtёpinё e tij me rastin e Shpalljes sё Pavarsisё sё Shqipёrisё me 28 Nёntor tё vitit 1912. Bile nё atё gёzim tё madh kombёtar kishte marrё pjesё edhe Bajram Curri. Gjithё natёn kёnduan dhe kishin shtёnё me armё. Gazeta “The Washington Post” nё shtator tё vitit 1997 shkruante se Gonxhja e vogёl shumё herё kishte kёnduar pёr Ditёn e Pavarsisё sё Shipёrisё. Babai i saj Kola e detyronte tё kёndonte nё ceremonitё e 28 Nёntorit dhe se Nёnë Tereza ndoshta mund tё ishte njё soprano e mirё. Nga ana e saj, vite më pas, Nёnё Tereza kujtonte se shtёpia e tyre nё Shkup ishte shndёrruar nё njё Kuvend të vërtetë pёr çёshtjen shqiptare.