Diaspora

Pas 15 viteve Xho DioGuardi rikthehet në Ballkan (Foto)

Agim Aliçkaj

Ishte nder dhe kënaqësi që t’i mirëpresim në aeroportin e Prishtinës bashkë me Lekë Rezniqin, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael, Hafiz Shalën anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe familjet tona.
Ata vijnë pas 15 vitesh me misionin e shenjtë të promovimit të vlerave humanitare, mirësinë, tolerancën, sakrificën dhe trimërinë e kombit shqiptar.
– Shpëtimi i popullit hebre në Trojet shqiptare gjatë Holokaustit është një pikë e ndritshme në historinë njerëzore.
– Jam krenar për faktin që babai im Arif Aliçkaj mori pjesë në shpëtimin e hebrenjve në bashkëpunim me Arsllan Rezniqin, i cili mori çmimin Righteous Among the Nations/Të drejtët midis kombeve nga Yad Vashem.
– Emrat e tyre dhe të shpëtimtarëve të tjerë nga Kosova janë të gdhendur në Murin e Nderit, i cili do të përurohet më 23 gusht 2023 në ora 10:00 në parkun e qytetit të
Prishtinës. Ndërkohë, në orën 14.00 në Hotel Emerald do të mbahet seminari ku do të shqyrtohet roli unik i shqiptarëve të Kosovës në shpëtimin e hebrenjve.
Pjesëmarrja është e hapur.

THE LEGENDARY FIGURES OF THE ALBANIAN NATIONAL CAUSE IN WASHINGTON JOE DIOGUARDI AND SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI VISIT KOSOVA
It was an honor and a pleasure to welcome them at the airport of Prishtina together with Lekë Rezniqi, president of the Kosova-Israel Friendship Association, Hafiz Shala, member of the Executive Board of the Albanian-American Civic League and our families.
They come after 15 years with the sacred mission of promoting humanitarian values, kindness, tolerance, sacrifice and bravery of the Albanian nation.
The rescue of the Jewish people in Albanian lands during the Holocaust is a bright spot in human history.
I am proud of the fact that my father Arif Aliçkaj participated in the rescue of the Jews in cooperation with Arsllan Rezniqi, who received the Righteous Among the Nations award from Yad Vashem.
Their names and those of other rescuers from Kosova are engraved on the Wall of Honor, which will be inaugurated on August 23, 2023 at 10 a.m. in the city park of Pristina. Meanwhile, at 2 p.m. at the Emerald Hotel, a seminar will be held where the unique role played by Kosova Albanians in rescuing the Jews will be examined.
Participation is open.