Maqedoni

Maqedoni, djali i vuri flakën babait, pastaj e fiku me batanije

Gjatë ditës së enjte zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Ropotovë kanë arrestuar T.I.(20) nga një fshat i Prilepit për shkak se ka sulmuar fizikisht babain e tij 51-vjeçar.

Sipas raportit, ata kanë pasur edhe një debat familjar më datë 11.08.2023, pas së cilit T.I me lëndë djegëse i ka vënë flakën babait të tij, por e ka fikur menjëherë zjarrin me batanije.

51-vjeçari ka pësuar djegie, që janë konstatuar në Spitalin e Përgjidhëm në Prilep.

T.I. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.