Maqedoni

Pas shumë vitesh, drejtori Selimi rihap ambulantën në Saraj

Pas ndërprerjes gati dyvjeçare, banorët e Sfillares dhe fshatrave përreth në komunën e Sarajit, sërish do të kenë ambulancën e përgjithshme ku do të mund t’i marrin shërbimet e nevojshme mjekësore, shkruan Top24
Sot, së bashku me dr. Burak Shabanin dhe infermieren kryesore, Lejla Asani, vizituam ambientet e kësaj shtëpie shëndetësore, e cila i është dhënë me koncesion “Family Medical”. Me hapësira të rinovuara dhe e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për punë, “Family Medical” do të arrijë t’i përmbushë të gjitha kërkesat e banorëve të kësaj ane.
Stafit mjekësor i uruam suksese dhe punë të palodhshme në shërbim të qytetarëve.