Kush janë të pakënaqurit e partive opozitare, që tash po formojnë parti të tyre e disa gjoja po e ngrijnë vetveten në pikë të verës?!
Bashkim Murtezi
Çdonjëri nga këta, duke filluar nga i pari e deri tek i fundit që po dalin në skenë, deri tani kanë përfituar pa fund nga trajtimet e pamerituara në partitë e tyre, duke i bërë deputetë, funksionarë, ministra, drejtorë, e qe besa disa edhe me nga tri vota në venbanimet e tyre, e disa të tjerë të cilët si kordinatorë degësh nuk kanë arritur për ca vite të kenë as 5 persona prapa tyre. Po ata kur e panë bashkimin e partive opozitare dhe fuqizimin e tyre e kur u lexuan brenda lidershipit të partive të tyre për veprimet kontradiktore në shumë raste vendimtare, që shkonin në favor të partisë në pushtet, e kuptuan se asnjëri nga këta më nuk është në objektivat e partive të tyre për t’i bërë deputetë, funskionarë e drejtorë, e me këtë padroni i tyre po humb kontrollin dhe ndikimin në opozitë, më e vogla që mundet të bëhej ishtë disa t’i ftojë t’i kthehen, të tjerët të formojnë partitë e tyre e disa gjoja ta ngrinë aktivitetin. Krejt kjo bëhet për të tentuar edhe mëtej për të manipuluar me rolin e opozitës dhe duke bërë përpjekjet e fundit për të bllokuar bashkimin e frontit opozitar.
Për fat të keq të tyre, lidershipi i partive, anëtarësitë e tyre, popullata dhe votuesit i lexuan dhe kuptuan lojërat e tyre, se satelitë të kujt ishin deri më sot. Andaj edhe këto manevrime të tyre nuk po u bëjnë fare përshtypje dhe, përkundrazi, edhe më tepër po i bindin se kësaj radhe së bashku me padronët dhe urdhërdhënësit e tyre do të shkojnë atje ku e meritojnë. Në harresë… Bile më keq…