Albin Kurti dërgon ministrin e tij në Tetovë për të takuar Ali Ahmetin: Po projektohet rruga Tetovë-Prizren
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Shkup në konferencë për media me Ali Ahmetin tha që mes temave të bisedës me liderin e BDI-së ishte edhe aksi rrugor Tetovë – Prizren ku tha se po vazhdohen hapat e mëtejshëm për këtë rrugë që lidhë fortë ekonomikisht Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, përcjellë Klan M.
”Kam kënaqësi të jem këtu sot bashkë me Ali Ahmetin para jush për takimin që zhvilluam me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bashkëpunimin e dy vendeve dhe më konkretisht për hapat e mëtejshëm për realizimin për rrugën që lidh Tetovën me Prizrenin që ka ndikim jashtëzakonisht të madh ekonomik për dyja vendet. Kjo rrugë ka tashmë studimin e fizibilitetit e cila është realizuar nga Maqedonia e Veriut, jemi në fazën e marrëveshjes financiare për të realizuar dizajnin e tunelit të përbashkët dhe pastaj të kalojmë në fazën e realizimit të plotë të këtij projekti” – tha mes tjerash Liburn Aliu, Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës së Kosovës.
Ali Ahmeti në konferencën për media pas takimit me ministrin e Kosovës për Mjedisin dhe Planifikimin Hapsinor dhe Infrastruktës, Liburn Aliu tha se rruga Tetovë-Prizren projekt me levërdi të madhe që duhet përfunduar sa më shpejtë, përcjellë Klan M.
”Dua të përshëndes praninë e Librun Aliu ministrit të Kosovës me inciativë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me qëllimin më të mirë për vazhdimin e komunikimit ashtu siç ka qenë në të kaluarën, ky komunikim të vazhdojë sepse çdo bashkëpunim me vendet e rajonit si me Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë që ne jemi investitues të fortë në drejtim të paqes stabilitetit sigurisë dhe paqes së rajonit që më shumë se 20 vite ka qenë i trazuar nga konfliktet, luftërat. Një vëmendje e veçant iu bë edhe Rrugës Prizren Tetovë me lëvërdi të jashtëzakonshme ekonomike për dy nga vendet tona sepse rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi zhvillon ekonomi të përparuar dhe besoj që ekipet Qeveritare të meren aktivisht me këtë çështje që projektimi të përfundoj sa më shpejtë të jetë e mundshme” – tha Ali Ahmeti në press konferencën për media me Liburn Aliu – Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. /KlanMacedonia/