Opinion

Pse Danella nuk kërkon heqjen e Car Dushanit nga qendra e Shkupit, por meret me Adem Demaçin!?

Shkup, 14 gusht – Aq shumë u gëzuan shqiptarët e Shkupit dhe mbarë Maqedonisë së Veriut për emërimin e rrugës me emrin e Adem Demaçit legjendar, saqë vetëm parashtroihej pyetja se kur do del do të del ndonjë ‘baksuz” për të na e prishur qejfin. Shyqyr që nuk doli baksuz i tillë dhe emri i kësaj rruge nuk mund të zhbëhet, por ndodhën reagime negative, që sigurisht po të mos ndodhnin do të ishte më mirë. Sot ka reaguar edhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka dorëzuar iniciativën për rikthimin e emrit të rrugës “Brigada e dytë maqedonase”, të cilin përbërja e mëparshme e këshillit e ka ndryshuar në “Adem Demaçi”, dhe për të cilën Qeveria dha pëlqimin.

“U bëj thirrje të gjithë këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit që të votojnë për këtë propozim vendim, me të cilin do të korrigjohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarëve të “Brigadës së Dytë Maqedonase” të të gjitha etnive që dhanë jetën për mbrojtjen e Maqedonisë.

Arsovska kërkon “Todor Aleksandrovin” në Prishtinë!

Apeloj që kjo iniciativë të mos politizohet apo keqpërdoret për ngritjen e tensioneve etnike, sidomos për faktin se shumica e heronjve, përveç maqedonasve, ishin edhe shqiptarë, romë dhe vllehë.
Në të njëjtën kohë dënojmë, ashpër retorikën nacionaliste të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe dua t’i propozoj atij një iniciativë të re – emërtimin e një rruge në Prishtinë me emrin e revolucionarit maqedonas Todor Aleksandrov, i cili dikur në mënyrë aktive bashkëpunoi me Hasan Prishtinën, Azem Bejtën dhe Bajram Curin në luftën kundër pushtimit të SKS-së. Për këtë bashkëpunim është marrë vendim nga Komiteti Qendror i VMRO-së, në të cilin person kontaktues është caktuar Petar Çaulev”, theksoi Arsovska.

Qëndrimi i Arsovskës është paksa kontradiktor. Ajo kërkon shlyerjen e emrit të rrugës “Adem Demaçi” dhe kthimin e emrit të vjetër të kësaj rruge, kurse propozon që një rrugë në Prishtinë të emërohet me emrin “Todor Aleksandrov”. Kjo nuk do të ishte aspak problem, por njëherë Arsovska duhet të pastrojë hesapet me të “vetët” nëse të gjithë janë njëzëri për Aleksandrovin, duke pasur para sysh se një pjesë e madhe e konisderojnë atë si figurë bullgare, e jo maqedonase, shkruan Zhurnal.

Së dyti, si adhuruese e figurës së Todor Aleksandrovit dhe si politikane për të cilën është thënë dhe është shkruar se ka shtetësi bullgare, Arsovskës më tepër do të duhej t’i pengojë përmendorja e Car Dushanit serb, e Millutinit, e shumë figurave tjera serbe që janë vendosur në qendër të Shkupit, e jo emri i Adem Demçait. NËse i janë përzier pak “frekuencat historike”, është mirë që partnerët e saj shqiptar të koalicionit t’i tregojnë pak se si qëndrojnë punët. Qyteti i Shkupit nuk ka vetëm drejtori, nuk ka vetëm punësime e tendera, por ka edhe histori dhe historia që e reflekton një kryeqytet gjithsesi se është mjaft e rëndësishme për ne, sepsë bëhet fjalë për kryeqytet ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë.

Qëndrimi i Stevo Pendarovskit

Gënjehet shumë Arsovska nëse mendon se duke kërkuar zhdukjen e emrit të Adem Demaçit në Shkup, do të fitojë votat e maqedonasve. Ajo në këtë mënyrë jo vetëm që do të humbë bllok votat e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme, por nuk do ët fitojë më shumë se votat e atyre maqedonasve proserbë, që janë në numër sa më të vogël proporcionalisht me kalimin e viteve nga zhbërja e Jugosllavisë. Arsovska si duket është bë e njjohur me qëndrimet e saj kontradiktore dhe opinionit nuk i bëjnë shumë përshtypje deklaratat e saj. Ekziston përshtypje se qytetarët janë duke numëruar ditët që sa më frikë të vijnë zgjedhjet në Shkup dhe të votojnë për largimin e saj.

Mirëpo gjithsesi që na ka habitur qëndrimi i presidentit Stevo Pendarovski, i njohur si figurë politike unifikuese, pa dallim etnie, shkruan Zhurnal. Mirëpo ai duke komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në Shkup ka theksuar se cekja e ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoveniste paraqet ndezje të urrjetjes dhe mosdurimit etnik me çka pa hamendje sulmohen parimet themelore dhe vlerat e Marrëveshjes kornizë, si dhe koncepti i Maqedonisë së shtet multietnik.

“Organizuesit e tubimeve publike në Tetovë dhe në Çair duhet të sanksionohen me ligj për shkeljen e dispozitave ligjore lidhur me përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujt dhe simbolet e bashkësive, me injorim të plotë të simboleve të shtetit. Nëa të drejtim u bëj thirrje organeve kompetente në afat sa më të shkurtë t’i përfundojnë procedurat e caktuara”, nënvizohet në reagimin e Pendarovskit.
Mënyra e realizimit të idesë për riemërimin e rrugës në komunën e Çairit, ceket në reagimin e Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimin e trashëgimisë historike të të gjitha bashkësive në shtet.

“Në atë kuptim, pres shërbimet inspektuese kompetente të kotnrollojnë nëse gjatë sjelljes së vendimit është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, që duhet t’i përfshijë edhe votat e bashkësive të cialt nuk janë shumicë në atë komunë”, qëndron në reagimin paksa të çuditshëm të presidentit të vendit, Stevo Pendarovski.
Përgjigjen më të mirë ndaj tij si duket deri tani e dha kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, duke thënë se ka kaluar koha kur shqiptarët janë përndjekur dhe arrestuar, shkruan Zhurnal. Përgjigjen e merituar e dha edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, duke sqaruar se në rastin e emërimit të rrugës me emrin “Adem DemaçI” janë respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet.

Ka reaguar edhe partia Alternativa prej ku thanë se “më në fund Pendarovski e shfaqi albanofobinë e tij”.
“Duke u frikësuar se Kovaçevski e Apasievi po ia zënë vendin e albanofobit, më në fund edhe ai doli në skenë për të kërkuar përgjegjësi juridike për ata që e paskan “rrënuar shtetësinë e RMV-së” për shkak të himnit të flamurit shqiptar dhe flamurëve kombëtarë shqiptarë. Ashtu siç e kemi thënë shumë herë, nëse ka ndonjë maqedonas që beson se shqiptarët ndonjëherë diku do ta këndojnë “Denes nad Makedonija se ragja”, ai ka probleme serioze të perceptimit të realitetit, ngase – derisa ky shtet nuk e kupton realitetin multietnik – por insiston në simbole shtetërore monoetnike maqedonase, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”.