Ndryshimet në Preambulën e Kushtetutës: Bullgarët ecin përpara – shqiptarët në gjum të thellë
Teksti i preambulës paraqet çelësin kryesor që i hap dyert për cilëndo pjesë të veçantë të shtëpisë ose banesësqë doni të hapni pasi të hyni në të. Pa atë çelës nuk jeni i barabartë në pronësinë e objektit dhe gjithnjë duhet tëpritni pronarin ta hapë derën ose pasi ta ketë hapur t’julejojë ta shfrytëzoni një hapësirë të caktuar.
Në të ardhmen do të shkaktohen fërkime ndëretnike jo maqedono-shqiptare por shqiptaro-sllave.
Kleptokratëve të shumtë në shtet, posaçërisht atyre shqiptarë fare nuk u intereson statusi i shqiptarëve.
Shkruan: Mahi Nesimi
Para një kohe publikova një shkrim lidhur me ndyshimetqë pritet në bëhen në Preambulën e kushtetutës së Maqedonisësë Veriut, pozicionin dhe qëndrimet e shqiptarëve lidhur me këtë çështje me rëndësi jo të vogël edhe për to. Aty bëra njëpërshkrim të historikut të Preambulës të Republikës sëMaqedonisë nga themelimi i shtetit (1945) e deri më sot duke theksuar edhe angazhimin respektivisht përpjekjet e shqiptarëve për sigurimin e një pozite më të favorshmejuridiko-kushtetuese në shtet.
Në shkrim u përpoqa që nëpërmjet shembujve dhe tëdhënave konkrete të shtroj për debat heshtjen e çelikt tëstrukturave politike dhe pushtetore (ekzekutive dheligjvënëse) të shqiptarëve në një kohë që gjithësesi nuk duhetta lë të qetë asnjë shqiptar. Duke u nisur nga rrethanat, faktethistorike, struktura dhe përbërja po edhe nga shtrirja e popullsisë në këtë shtet, saherë që më është dhënë rasti kamdemonstruar mospajtim të hapur me realitetin ekzistues. Nëlibrin „Shqiptarët e Maqedonisë dhe ardhmëria e shtetit” nëdisa rreshta kam pasqyruar rëndësinë e Preambulës nëkushtetuta. Me atë rast në faqen 20 të librit me 500 faqe kamshënuar:
Vënia e theksit te kjo çështje, respektivisht te Preambula e Kushtetutës, nuk është dhe nuk mund të trajtohet si e rastësishme. Përkundrazi, ngado dhe sido që të merret, kjo çështje paraqet shtyllën qendrore rreth së cilës, gatuhet, zihet e piqet, çdo gjë që reflekton në jetën e përditshme të qytetarëve të Maqedonisë. Ajo – Preambula – më tutjereflekton dhe prodhon edhe norma juridike edhe status tëcaktuar juridik të një etniteti. Teksti i Preambulës paraqetçelësin kryesor që i hap dyert për cilëndo pjesë të veçantë tështëpisë ose banesës që doni të hapni pasi të hyni në të. Pa atëçelës nuk jeni i barabartë në pronësinë e objektit dhe gjithnjëduhet të pritni pronarin ta hapë derën ose pasi ta ketë hapurt’ju lejojë ta shfrytëzoni një hapësirë të caktuar.
Në shumë nga shkrimet e publikuara gjithënjë kamtheksuar pozitën e pavolitshme juridiko–kushtetuese në tëcilën shqiptarët jetojnë historikisht, nevojën për përmirësimine saj, mundësitë që shqiptarët i kanë në disponim etj.
Meqë punët rreth ndryshimeve kushtetuese kanëpërparuar dukshëm ndërsa asnjë përfaqësues shqiptar(ministër, deputet, parti politike etj), nuk e ka hapur gojën përtë kërkuar që ndryshimet në Preambulë të përfshijnë edheshqiptarët duke u siguruar status të popullit shtetformues kjodëshirë 78 vjeçare e shqiptarëve ka mbetur (fatkeqësisht) tëparaqitet nga individë jashtë strukturave politike të zgjedhuradhe emëruara nga shqiptarët që të angazhohen për të mirën e shqiptarëve.
Është e njohur se që nga kushtetuta e parë e Maqedonisëdhe deri më vitin 1991 status të pakicës kombëtare kanë paturvetëm shqiptarët dhe turqit, Me kushtetutën e vitit 1991 (deputetët shqiptarë nuk e votuan atë kushtetutë) pjesëpërbërëse e Preambulës u bënë edhe dy grupe etnike (romëtdhe vllehët) që në fakt ishte një fyerje e shqiptarëve.
Pas konfliktit të armatosur në vitin 2001 pozita juridiko-kushtetuese e shqiptarëve fare nuk u përmirësua. Përkundrazi, me pëlqimin paraprak të Arben Xhaferit dhe Menduh Thaçitpo edhe me insistimin këmbëngulës personalisht të Ali Ahmetit u hoq dorë nga teksti i Preambulës që ishte pjesëpërbërëse e Marrëveshjes së Ohrit të nënshkruar më 13 gusht.Në këtë mënyrë u realizuan dëshirat dhe kërkesat e disagrupacioneve nacionaliste politike maqedonase dheindividëve të afërt me kryetarin e atëhershëm të KuvenditStojan Andov. Kështu në Preambulë gjetën vend edhe përserbët dhe boshnjakët.
Maqedonasit shtetformues, shqiptarët pakicëkombëtare.
Me këto ndryshime Preambula e Kushtetutës sëMaqedonisë u bë me tre kategori të bashkësive që paraqesinshtyllën e konstruktit të shtetit. Maqedonasit edhe mëtutjembetën popull i vetëm shtetformues. Në kategorinë e dytë u vendosën: shqiptarët, turqit, serbët dhe boshnjakët si pakicakombëtare. Vend është sigurua edhe për bashkësitë etnike tëromëve dhe vllehëve.
Përcaktimi i paluhatshëm i strukturave politike dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Europian paraqet përmbledhje të dëshirave vijimisht të deklaruara të të gjithë qytetarëve të këtij vendi e të mbështetura që nga paraqitjet e këtyre qëllimeve. Andaj, propagandimi i pandërprerë i këtij synimi tashmë është bëtërësisht i panevojshëm, demode, i tepëruar, iritues dhe u gjason propagandave të mirënjohura që synojnë vendosjen e sistemeve diktatoriale.
Por, këmbëngulësia dhe agresiviteti i demonstruar i Republikës së Bullgarisë për të siguruar përcaktimin që qytetarët e Maqedonisë, me përkatësi kombëtare bullgare, t’i bashkangjiten vargut të popujve të tjerë që jetojnë në këtë shtet dhe përmenden në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, ka gjasë të shkaktojë tronditje më të thella politike. Skena politike në këtë pjesë të ballkanit shumë lehtë – në të ardhmen – mund të „begatohet” me qasje dhe zhvillime të reja të politikëbërjes si nga aktorët vendas ashtu edhe nga faktorë të tjerë vendimarrës në politikat strategjike që i përpilojnë disa shtete konkrete që janë më me ndikim politik.
Me analiza më të thukta për ndikimet që mund të shkaktohen nga ky veprim dhe duke ndjekur zhvillimet historike në këto treva po edhe strategjinë afatgjate të Bullgarisë ka shumë indikacione që në të ardhmen të shkaktohen fërkime ndëretnike tashmë jo maqedono-shqiptare por shqiptaro-sllave. Hë për hë kleptokratëve të shumtë në shtet, posaçërisht atyre shqiptarë fare nuk u intereson statusi juridiko kushtetues i shqiptarëve.
Zhurma e tepërt, agresive dhe arogante, me të cilën mediumet dhe politikanët, posaçërsht të strukturave pushtetore, me muaj po e terrorizojnë popullatën duket se aspak nuk i trazon politikanët shqiptarë, të cilët me slloganin „Fronti Europian” organizojnë tubime politike ku shpalosin qëndrime mediokre e injorante duke deklaruar se mosmbështetja e inkuadrimit të bullgarëve në Preambulën e Kushetutës është qëndrim antiperëndimor, dekadent etj, etj, që bie ndesh me parimet themelore të sistemit shumëpartiak dhe vet demokracisë.
Duke lënë anësh vrapimet dhe dërdëllitjet e tufës së kleptokratëve me plotë të drejtë shtrojmë pyetjen: çka bëjnë shqiptarët në këto kohëra turbulente dhe a kanë ndonjë kërkesë të veten?
Të kuptohemi shkurt e qartë: dëshira dhe kërkesa e Bullgarisë është legjitime dhe nuk ka çka të diskutohet e të kontestohet. Por, në mbarë këtë rëmujë që po (dhe do të) shkaktohet në shtet, fitohet përshtypja se shqiptarët fare nuk janë të interesuar për rrethanat e reja që do të krijohen po as që përpiqen të avansojnë statusin e tyre juridiko-kushtetues. Kjo, duket hapur, është mjaft transparente dhe e prerë.
Deri më sot nuk është dëgjuar, as që është hetuar ndonjë përpjekje, qoftë edhe minimale që, të mendohet për miratimin e një Preambulë në të cilën përveç inkuadrimit të pesë pakicave kombëtare dhe të një grupi etnik të bëhet edhe avansimi i statusit të shqiptarëve dhe më në fund të realizohet dëshira e kahmotëshme e tyre – fitimi i statusit të popullit shtetformues.
Tashmë dihet se në procedurë parlamentare për ndryshime kushtetuese (me propozimin e ad hoc komisionit dhe të qevrisë) gjendet propozimi që pakicat kombëtare siç janë: Bullgarët, Kroatët, Malazezët, Sllovenët dhe Hebrejtë të bëhen pjesë përbërëse e Preambulës. Në këtë fushatë vend është gjetur edhe për bashkësinë etnike të egjiptasve.
Për të qartësuar problemin e Preambulës të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut do të shërbehemi me të dhëna zyrtare statistikore të numrit të popullatës që jeton në shtet. Nga të dhënat më të reja, zyrtare, të fituara nga regjistrimi i fundit i popullsisë konstatohet se përbërja kombëtare e popullatës së këtushme rezidente është si më poshtë.
Popullsia |
2002 |
2021 |
%% |
Shtet |
2022547 |
1836713 |
100 |
Maqedon |
1297981 |
1073299 |
58.4 |
Shqiptarë |
509083 |
446245 |
24.3 |
Turq |
77959 |
70961 |
3.8 |
Rom |
53879 |
46433 |
2.5 |
Vlleh |
9695 |
8714 |
0.4 |
Serb |
35939 |
23847 |
1.3 |
Boshnjak |
17018 |
16042 |
0.8 |
Bullgarë |
1487 |
3504 |
0.1 |
Kroatë |
2686 |
2145 |
0.1 |
Malazez |
2003 |
1023 |
0.0 |
Slloven |
365 |
243 |
0.0 |
Hebrej |
53 |
66 |
0.0 |
Egjiptian |
3713 |
2406 |
0.1 |
Në Studeniçan dhe Batinc më shumë shqiptarë se ato që hyjnë në Preambulë.
Nga të dhënat shifet se numëri i përgjithshëm i pjestarëve të gjashtë grupacioneve që do të përfshihen në Preambulë dhe në aspektin juridik do të barazohen me shqiptarët është 9.387 ose 0.5 për qind. Por, këtu në asnjë mënyrë nuk duhet të përfundojë krahasimi numerik i shqiptarëve dhe të tjerëve që do të barazohen me to. Shifrat më detyrojnë të zgjeroj këtë elaborim për të lakuriqësuar absurdet që ndodhin ndoshta vetëm në këtë shtet.
Është fakt i pamohueshëm se në Maqedoninë e Veriut ka shumë fshatra me numër të madh të banorëve. Duke „polemizuar” me gjashtë grupacionet që kanë 9.387 banorë që do të barazohen më shqiptarët është koha që të bëjmë të ditur se në Komunën e Studeniçanit ka dy fshatra: Studeniçani dhe Batinci që bashkërisht kanë 15.271 banorë prej të cilëve 11.919 janë shqiptarë. Sapienti sat!
Mëtutje duhet theksuar edhe faktin se shqiptarët përbëjnë 24.3 për qind të popullatës së Maqedonisë së Veriut, ndërkaq të gjithë të tjerët (8 pakica kombëtare dhe tre bashkësi etnike) bashkërisht kanë 166.670 ose 9.0 për qind të banorëve.
Fushata për inkuadrim të sa më shumë pakicave kombëtare dhe grupeve etnike në Prembulë ka ofruar material të bollshëm që mundëson çeljen e rrugës për debate të (pa)qëndrueshme. Kështu vetvetiu paraqiten dilema qëgjithësesi mbeten pa shpjegime të mirëfillta. Nisur nga ajo që tashmë do të bëhet pjesë përbërëse e realitetit tonë shtetëror shtrohet pyetja parimore: si mund të shpjegohet dhe arsyetohet fakti që, juridikisht, krah për krah me shqiptarët do të gjenden malazezët të cilët në shtetin e vet janë vetëm 278.865 pra (167.380) më pak se shqiptarët e Maqedonisë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare që në Mal të zi u mbajtën në qershor të këtij viti në listën e zgjedhësve (në nivel shteti) kishte të regjistruar 542.468 qytetarë me të drejtë vote.Ndërkaq, në zgjedhjet e fundit (lokale) të mbajtura në Maqedoni në vitin 2021 numëri i votuesve në 15 komuna me shumicë shqiptare ishte 559.247.
Megjithate, duket se Preambula e Kushtetutës së Maqdedonisë së Veriut është shndëruar në fushë sporti ku çdokush mund të shutojë kahëdo që t’i teket. Si të kuptohet ndryshe vendimi që në Preambulë të përfshihen edhe hebrejtë kur tashmë dihet se në Maqedoni ka vetëm 66 qytetarë që i përkasin kësaj pakice. Këtu kemi të bëjmë me një befasi, me një absurd që vështirë se dikush mund të jep një shpjegim të qëndrueshëm. Tani imponohet nevoja për të theksuar se në këtë shtet jetojnë edhe shtatë (7) pakica të tjera kombëtare që numërojnë më tepër banorë se hebrejtë. Atëherë shtrohet pyetja parimore: cili ka qenë ose është kriteriumi që një pakicë kombëtare të mund të përfshihet në Preambulë.
Sa u përket kriteriumeve duket se kemi të bëjmë me një voluntarizëm të vrazhdë të të gjithë atyre që qëndrojnë në ballë të aktiviteteve për ndryshime në Prembulë, sepse ato drejtpërdrejtë ose tërthorazi e ndërtojnë strategjinë politike. Voluntarizmi i strukturave pushtetore qëndron në faktin tashmë publik se në Preambulë do të përfshihen edhe pjestarët e grupit etnik të egjiptasve të cilët u paraqitën si feniks në zgjedhjet e para parlamentare në vitin 1990.
Duke i qëndruar besnik qëndrimit parimor për të sqaruar marrjen e një vendimi të këtij karakteri, me rëndësi të veçantë për shtetin, sërish shtrohet pyetja: cili ka qenë kriteriumi i qëndrueshëm që ka shërbyer si fakt i pashmangshëm për të marrë qëndrim definitiv për përfshirjen e këtij grup etnik në Preambulë.
Dilema rreth këtij vendimi ndërlidhet me përplasjen e shifrave të numërit të pjestarëve të këtij grupi etnik që është 2.406 banorë dhe grupit tjetër etnik të pagëzuar si Torbesh që numërojnë 4.174. E vërteta është se numri i torbeshëve është më i madh prej të gjithë të tjerëve që do të përfshihen në Preambulë.
Duke analizuar të gjitha shifrat e prezantuara dhe duke parë mosinteresimin e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut pa vështirësi konstatohet se ato me shumë lehtë pajtohem me çdo gjë që e sugjerojnë, kërkojnë ose imponojnë të tjerët (posaçërisht përfaqësuesit e BE-së dhe ShBA-ve) pa mbajtur kurrëfarë llogarie për interesat dhe nevojat më madhore të votuesve të tyre–shqiptarëve. Por, tashmë dihet se politikanët shqiptarë nuk manifestojnë dëgjueshmëri vetëm kur janë në pyetje interesat personale, materiale të tyre.
Përcaktimi për mënyrën e veprimit të çdo partie politike dhe renditja e çështjeve me përparësi është një rregull dhe e drejtë tashmë e verifikuar edhe në praktikën politike. Ajo është e paraparë dhe garantuar me çdo normë ligjore teorike dhe praktike kudo në botë.
Pushtetarët shqiptarë mbeten me turpin historik
Veprimi aktual i partive politike shqiptare, fatkeqësisht, na vetëdijson se kemi të bëjmë me struktura politike në agjendën e të cilave nuk kanë zënë vend çështjet më madhore politike të shqiptarëve të këtushëm. Fakti se as deputetët as partitë politike nuk e shfrytëzuan mundsinë që e ofron nen 130 i kushtetutës (kërkesë për ndryshime kushtetuese mund të bëjnë më sëpaku 30 deputetë) është dëshmi e fuqishme për të konstatuar neglizhencën e hapur të pushtetarëve shqiptarë. Me këtë rast shtrohet pyetja: pse shqiptarët preokupohen me numërin e deputetëve në parlament kur po dëshmohet se ai (numri) nuk ka ndonjë peshë të veçantë meqë, arrmën e fuqishme që hë për hë e kanë deputetët nuk e venë në funksion as për interesat kulmore të shqiptarëve.
Moshfrytëzimi i të drejtës kushtetuese që garanton mundësinë e parashtrimit të kërkesës për ndryshime në teksttë saj fatkeqësisht do të mbetet njollë shumë e keqe në historikun e veprimit të përfaqësuesve të popullit (deputetëve) dhe partive aktuale politike që participojnë në përbërjen ligjvënëse dhe ekzekutive të Maqedonisë së Veriut. Të njëjtit-tat do të regjistrohen si subjekte dhe përfaqësues shqiptarë që për asnjë moment nuk janë preokupuar dhe nuk kanë punuar për të mirën e shqiptarëve edhepse atë e kanë obligim jo vetëm njerëzor dhe kombëtar por edhe profesional meqë janë përfaqësues të tyre. Janë njerëz që votuesit shqiptarë ua kanë dorëzuar të drejtën të folin në emër të tyre.
Fare në fund, për të mos i mbetur borxh opinionit detyrohem të shpreh publikisht konstatimin se përsa i përket dëshirës së shqiptarëve për heqjen e emërtimit të gjuhës shqipe si gjuhë që e flasin 20 për qind e popullatës sërish kemi të bëjmë me neglizhencën e shqiptarëve. Prandaj, pavarësisht nga fjalët e mëdha që i dëgjojmë çdo ditë, duhet thënë hapur se zyrtarisht nuk është paraqitur asnjë kërkesë për heqjen e këtij emërtimi.
Është e ditur se gjërat me peshë të veçantë, me karakter shtetëror, nuk durojnë as krekosje as patriotizëm folklorik, nuk zgjidhen me deklarata e konferenca për shtyp por me angazhim praktik institucional në institucionet përkatëse ku ushtrohet veprimi politik. Mbetet të presim kohë më të mira,kur të tjerët duke na i krehur veshët të na vetëdijsojnë për gjendjen e përgjithëshme të mjerueshme që ditë për ditë metastazon në shoqërinë shqiptare. Ku ta di, ndoshta gjumi na del më herët.