Reagon politikani serb: Kërkesa e Kurtit për afrimin e Shkupit me Kosovën është e pakuptimtë
Drejtori i të ashtu quajturës “Zyra për Kosovë”, Petar Petkoviç, këtë të shtunë ka reaguar në lidhje me rekomandimin e kryeministrit Albin Kurti,i cili kërkoi për një afrim dhe një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë duke theksuar se më pak me Serbinë.
Petkoviç është shprehur se kjo është një vrazhdësia dhe marrëzia e shumëfishtë, sepse deklarata të tilla bëhen në kohën kur haptazi angazhohet në destabilizimin e Maqedonisë së Veriut.
Petkoviç ndër të tjera ka thënë se Kurti ka udhëtuar në Maqedoninë e Veriut për të nxitur strukturat më ekstreme politike të shqiptarëve në atë vend dhe për të promovuar projektin fashist të të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe.
“Duke e shpallur veten si mentor politik dhe ideologjik i atyre që do të destabilizonin dhe ndanin Maqedoninë e Veriut, Kurti e shtriu misionin e tij luftarak nga Kosova në territoret përreth, të cilat ai i konsideron pjesë përbërëse të projektit të tij të çmendur të shtet-ndërtimit të Shqipërisë së Madhe”, ka thënë ai për media.