Afrim Gashi: Kënaqësi të mirëpresim kryeministrin dhe mikun tim Albin Kurtin
Nder dhe kënaqësi të mirëpresim sot Kryeministrin e Kosovës, mikun tim Albin Kurti, gjatë përurimit të rrugës “Adem Demaçi” në Çair të Shkupit.
Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë, nderuam figurën e Adem Demaçit, i cili prej sot do të përjetësohet edhe me emrin e një rruge në Çairin tonë. Prania e Kryeministrit të Kosovës i dha peshë këtij eventi dhe nderoi shqiptarët e Shkupit.
Bisedat me Albin Kurtin janë gjithmonë të këndshme dhe frytdhënëse. Jam mirënjohës për angazhimin e tij konstruktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët e këtushëm dhe Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.