September 20, 2024
Maqedoni

Interesim i madh për vizitën e sotme të kryeministrit Kurti në Maqedoni

Ardhja e kryeministrit Kurti në Maqedoni ka zgjuar interes të marh si tek qytetarët, poashtu edhe tek mediumet e këtushne.

Komuna e Çairit ka njoftuar për ngjarjen në të cilën do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai do vizitojë me këtë rast Shkupin dhe Tetovën.

“Nesër më datë 11 gusht në ora 14:30, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do ta vizitojë Çairin, ku edhe do ta inaugurojmë rrugën me emrin e veprimtarit Adem Demaçi.

Ngjarja do të mbahet në afërsi të Memorialit të UÇK-së, tek Shqiponja në Komunën e Çairit, konkretisht në lagjen Fushë Topanë”, qëndron në njoftim.

Agjendë të njeshur Kurti do të ketë edhe gjatë vizitës në Tetovë, ku poashtu qytetarët presin me interes të madh kryeministrin kosovar që ka fituar më së shumti vota deri tani.
Në rrjetet sociale po postohen fotografi të shumta në shenjë mirëseardhje.