Aksident i rëndë tronditi sot Maqedoninë, dy persona humbën jetën
Dy persona vdiqën sot në mëngjes në aksidentin e rëndë që ndodhi në rrugën Rosoman – Prilep në vendin afër Kamen Doll. Sipas informatave të para, në aksident janë përfshirë katër automjete. Ndihma emergjente nga Kavadari ka intervenuar me tre ekipe. Sipas Dr. Ratko Gërkov, Shef i Departamentit të Urgjencës, te dy persona mjekët kanë konstatuar vdekjen në vend të ngjarjes, ndërsa tre të tjerë të plagosur rëndë janë transportuan në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar, nga ku janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.
Ndërhyrje ka pasur edhe nga brigada e zjarrfikësve nga Kavadari me dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës, të cilët për shkak të dëmtimit të rëndë të mjeteve përdorën makineri të posaçme për nxjerrjen e të lënduarve nga automjetet.