Lajmet e rejaMaqedoni

Maqedoni, gjuan në dasëm, plagos dy persona-babë e birë

Një person dhe djali i tij i moshës së mitur kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri në një dasmë dje në Ohër.

SPB Ohër ka bërë të ditur se më datë 06.08.2023 në orën 13:00 është raportuar se në një dasmë në oborr në rrugën “Petrino”, banori i Ohrit K.B.(60), i cili ka qenë mysafir, ka qëlluar disa plumba nga një pistoletë e kalibrit “Zastava” 7,62 milimetra. Në të njëjtën kohë, I.S.(39) Ohër dhe djali i tij i moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, transmeton Lideri.mk.

Punonjësit policorë nga SPB Ohër kanë kryer kontroll, ndërsa nga K.B. kanë marrë një pistoletë tip “Zastava M57” 7.62 mm, një pistoletë “CZ 99”, një karabinë “Jugosllav Mauser”, një pushkë gjuetie “Baikal” dhe lejen e armënbajtjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës./Lideri