Daçiqi nga Beogradi mundohet t’i tregojë Kurtit si të veprojë në Veri
Tërheqja e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në 50 për qind në dhe rreth ndërtesave komunale veriore është vlerësuar si “truk” nga ana e kryediplomatit të Serbisë, Ivica Daçiq.
Daçiq për Tanjugun ka deklaruar kinse Qeveria e Kosovës s’ka pasur leje të dërgojë zyrtarët policorë në veri.
Ai ka shprehur pakënaqësi për mënyrën e tërheqjes së policëve.
“Kurti nuk ka të drejtë në atë që ka vepruar. Është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, ka dërguar policinë në veri të Kosovës edhe pse nuk ka pasur lejen e KFOR-it e as pëlqimin e komunave serbe”, tha më tutje ai.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për tërheqjen edhe për 25 për qind në dhe rreth ndërtesave komunale veriore pak ditë më parë.
Kjo ka ndodhur teksa po pritet që të mbahen zgjedhjet në veri.
Sipas qeverisë, ato do të mbahen pas përfundimit të verës. /Insajderi.org/