Kolumna

Asnjëherë nuk ta fali gjakun e djalit

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Asnjëherë ty dhe zagarëve tu nuk ua fali gjakun e djalit. Ty dhe shumë të tjerëve që shkelët në gjakun e djalit tim nuk ua fali juve, o juve ca spiuna, udbasha, maskarenj, hajdutë. Mos mendo se derisa të jem i gjallë ta fali atë gjjak lirie ty kriminel e udbash. Nuk ta fali as ty e askujt tjetër që këtë popull e kanë rrjepur. Sa i përket gjakut të djalit tim që e ka derdhur në përrua kur nuk e kam harruar. Ato plagë të përgjakura që ia ka lidhë nëna e tij.

Ajo trimëreshë nuk harrohen asnjëherë. Dëgjo dhe lexo udbash ata i ka lind nëna Sh . janë të gatshëm gjithnjë të ia falin gjakun dhe jetën atdheut. Ti me ca hajna e udbashë ia shitët për poste, tendera dhe…, o karrierista e pisa që nuk keni asnjë pikë gjaku shqiptari e as ndjenja vatani.

SA JAM I GJALLË NËSE NUK MË DONI PASI TË VDES MOS MË NGUSHLLONI

Sa më vjenë interesant me ca njerëz të cilët me demagogjinë dhe hipokrizinë e tyre të bëjnë të habitesh dhe të mos i kuptosh.Me të vërtetë aq shumë habitem se si veprojnë këta njerëz me dy fytyra.Demagogjia dhe hipokrizia e tyre të bëjnë të mendosh aq shumë se si njerëzit e këtillë veprojnë në këtë mënyrë.

Demagogjinë dhe hipokrizinë e tyre nuk më ka interpretuar askush, por këtë demagogji dhe hipokrizinë e këtyre kam pasur raste shumë e shumë herë të e vërtetojë duke e vërejtur me sytë e mi. Sa e sa herë kam dëgjuar duke shprehur urrejtje ndaj dikujt tjetër. Sa e sa herë kamë dëgjuar se si janë munduar në mënyrat më të ndryshme të e dëmtojnë dikë duke i bë kurthe të ndryshme pas shpine.Të gjitha këto gjëra i kanë bërë vetëm e vetëm për të ia realizuar qëllimet e tyre djallzore.

Kjo demagogji dhe hipokrizi e njerëzve të këtillë më bërën aq shumë të habitem kur të njejtit këta demagogë, hipokritë luajnë rolin e djallit.Gjatë tërë kohës sa jeton nuk të duan dhe të përgadisin skenare të ndryshme që të pengojnë edhe ate jo që i ke bërë diçka, por një një gjë të tillë e bëjnë nga orekset e tyre të etshme për arritjen e intereseve të tyre personale ose grupore.

Demagogjia dhe hipokrizia e njerëzve të këtillë një ditë del në shesh dhe shihet shumë hapur.Mu të tillët që derisa të jesh i gjallë të urrejnë.

Atë ditë që të vdisësh po të njejtit demagogë dhe hipokritë të ngushllojnë edhe ate që të habitesh se të ngushllojnë duke derdhur edhe lotë krokodili me ngushllimet e tyre.