Maqedoni

Invalidi i luftës: Radoiçiqin e kam rreh në Gjakovë, 2 orë s’ka mujtë me u kthjellë

Shkumbin Hoti, invalid i luftës së UÇK-së, ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, i cili akuzohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe është në listën e zezë të SHBA-së.

Hoti tha se e ka “rrahur fort” Radoiçiqin në Gjakovë dhe për këtë tha se ka dëshmitarë.

“Milan Radoiçiqin e kam njoft në vitin 1997. Milani ka banu te Gjykata dhe një shok i jemi e ka pas shok dhe unë isha tu shku në një dyqan dhe ai u kap aty me një djalë, boni fjalë. Ai [Milan Radojçiq] ka qenë një djalë shumë problematik në Gjakovë, e din Gjakova. Rastësisht qëllova unë aty dhe ma nguci atë shokun, i bjen me lavdëru veten, po ai ka qenë 2 vjet më i vjetër se unë, po e kom rreh fort, qasi të rrehne ia kom bo, thom nja dy orë nuk ka mujt me u kthjell. E din krejt lagjja aty”, tha ai në t7.

/GazetaSinjali/