Mickoski, Jovevës: Në vend që ta mbroni, ju po sulmoni popullin maqedonas
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kritikuar eurodeputeten sllovene me origjinë maqedonase, Irena Joveva.
“Kjo eurodeputete, në vend që të luajë për interesat e popullit maqedonas dhe të vendit nga vjen, pa marrë parasysh se jeton në Slloveni, ajo sulmon popullin maqedonas. Ajo sulmon origjinën e saj”, ka thënë Mickoski në emisionin “Fli nëse mundesh”.
Mickoski gjithashtu shtoi se Joveva është “totalisht e parëndësishme”.
Mesazhi që vjen prej andej është në kundërshtim me erën dhe nuk mund ta bindësh tani qytetarin e thjeshtë se kështu duhet të jetë, vlerëson kreu i partisë më të madhe opozitare.
Ky reagim i Mickoskit vjen pasi Joveva dje në një prononcim për “Lokalno” shprehu shqetësimin se momenti aktual mund të rrëmbehet nga opozita në vend, për ta paraqitur si historinë e tyre “të suksesshme” për të bllokuar ndryshimet kushtetuese dhe kërkesën për zgjedhjet e parakohshme.