Maqedoni

Janë arrestuar 19 tifozë nga Bullgaria, dy të Shkupit, një në spital

(Foto Internet)

MPB Maqedoni mbrëmë vonë ka dhënë detaje në lidhje me incidentet në ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes në mes Shkupit dhe Levskit të Bullgarisë.

MPB njoftoi se janë arrestuar 19 tifozë nga Bullgaria, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej tyre, tetë persona janë arrestuar për sjellje të dhunshme gjatë ndeshjes, dy persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa nëntë për sjellje agresive ndaj policëve.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rasteve, ndaj tifozëve do të pasojnë kallëzime adekuate.

Gjithashtu janë ndaluar edhe dy tifozë të Shkupit, të cilët e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike.

Ndërsa në lidhje me sulmin fizik ndaj shtetasve bullgar, për të cilët në ora 18:38 është denoncuar në rrugën “Cvetan Dimov”, ku edhe ka pësuar një shtetas bullgar D.A, MPB njofton se janë identifikuar edhe sulmuesit dhe se do të dorëzohen kallëzime penale.

I lënduari D.A është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe është në gjendje stabile.

Ndryshe, Shkupi në ndeshjen e mbrëmshme pësoi disfatë me rezultatin 0:2 nga Levski i Bullgarisë, në kuadër të xhiros së dytë në garën kualifikuese për në Ligën e Konferencës.