Maqedoni

Afrim Gashi flet për Dojçe Velle: BDI vet po ia heq maskat lojtarëve të vet në opozitë

“Të gjitha tentimet për opstrukcione në bashkim dhe bashkëpunimin e bllokut opozitar po zhvillohen nën dirigjimin e Ahmetit dhe Grubit”, deklaroi lideri i Alternativës, Afrim Gashi në një prononcim për Dojçe Velle.

Ai theksoi se çfarëdo obstruksione që krijohen ndaj krijimit të fronit të përbashkët opozitar, partnerët vetëm i motivon në mënyrë shtesë në drejtimin e forcimit të veprimtarisë së përbashkët.

“Asnjëherë nuk jam marr me politika destruktive, por me politika pozitive dhe afirmuese, ndërsa energjinë e kam orientuar në drejtim të bërjes së ndryshimeve, të cilat do të sjellin jetesë më të mirë për qytetarët. Qytetarët po kërkojnë dhe po presin ndryshime”, deklaroi Gashi.