Maqedoni

Rrahje masive në burgun e Shutkës, njëri përfundon në spital

Rrahje masive pas mesnate në burgun e Shutkës, njëri përfundon në spital
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në burgun e Shutkës ka pasur rrahje masive mes të burgosurve.

Sipas të dhënave njëri prej të burgosurve ka marrë lëndime dhe për këtë shkak është dërguar në spital.

“Sot, në ora 03.10 në SPB Shkup nga Burgu i Shkupit është denoncuar se rreth orës 02:30 në burg ka pasur rrahje mes disa të burgosurve, ku njëri nga të burgosurit ka pësuar lëndime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.