Mërgimtarët kosovar anashkalojnë Serbinë: Ndjehemi më të sigurtë kah Kroacia dhe Shqipëria
MËRGIMTARËT: JEMI MË TË SIGURTË TË UDHËTOJMË NGA SHQIPËRI
Situata e tensionuar në veri ka ndikuar që shumë mërgimtarë që ia msyjnë Kosovës të përrdorin vetëm rrugën nga Shqipëria për të hyrë në territorin e Kosovës duke anashkaluar atë nga Serbia.
Mërgimtarët thone se ndihen më të sigurtë të udhëtojnë nga Shqipëria ndonëse rruga është më e gjatë.
Kjo ka bërë që shpesh posaqërisht në kohën kur vijnë tragete në Durrës të krijohen edhe pritje në pikën kufitare në Morinë.
Regjitrimet në pikat kufitare nuk vlejnë për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Këtu flet për mërgimtarët për shkak që vijnë nga vende të treta duhet kontrolluar ndërsa qytetarët e Kosovës e shqipërisë jo…
Në kohën e pikut sipas policisë brenda 1 minuta hyjnë mesatarisht 20 vetura në territorin e Kosovës.
Policia e Kosovës është duke punuar me kapacitete të plota në këtë pikë kufitare ndërsa është paralajmëruar dyfishim i numrit të mërgimtarëve që do të hyjnë në Kosovë nga kjo pikë kufitare. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha