Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja do të bllokojë gjithçka të mundshme në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK-ja do të bllokojë çdo gjë të mundshme në Kuvend, për shkak se siç tha ai, “Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, Kosovën e kanë çuar larg në një kurs krejtësisht të gabuar, në një kurs konfrontimi me aleatët kryesorë”.

I pari i PDK-së foli edhe për ministren e Jashtme Donika Gërvalla, për të cilën tha se “është turpi i turpit të politikës së jashtme”.

“Politika e Jashtme sot, veç një politikë nuk mund të quhet. Ne kemi një kryeministër që na ka konfrontuar me krejt botën dhe kemi një ministre të Jashtme e cila është turpi i turpit të politikës së jashtme”, deklaroi ai.