Kosovë

Pas blerjes së dronave “Bayraktar”, Albini tash ndryshe e bën “muhabetin” me Serbinë

Kosova është furnizuar me dronë të tipit Bayraktar prodhim nga Turqia. Analistët vletësojnë se kjo e ndryshon pozitën dhe forcën ushtarake të Republikës së Kosovës në raportet me Serbinë e cila është e interesuar që ta vazhdon armiqësinë jo vetëm me Kosovën por edhe me shqiptarët në përgjithësi, transmeton Lideri.mk.

“Pajisja e Kosovës me dron e ndryshon edhe pozitën dhe forcën ushtarake të Kosovës edhe në raport me shtetet e rajonit të Ballakanit Perendimor. Tani, për dallim prej viteve 98-99 pozicioni ushtarak i Kosovës është më ndryshe, për shkak se atëher raporti i forcave ishte shumë më pafavorshëm për Kosovën tani meqë Republika e Kosovës po armatoset kjo mund të kullitet në mënyrë më komode në rajon. Kosova nuk do të duhet të ketë frigë në rast të ndonjë kërcnimi nga Serbia për shkak se në ndihmë duhet t’i del edhe Republika e Shqipërisë, shtet vëlla dhe anëtar i NATO-s”, ka deklaruar anakisti nga Shkupi, Ejup Berisha, për mediat e Tiranës.

“Edhe pse sipas disa raporteve ushtarake Serbia ka harxhuar shumë të konsiderueshme të parave për armatim kjo nuk duhet të jetë bazë dhe arsye për frikë për shqiptarët në përgjigjësi se ka gjasa tia dalim dhe ta përballojnë cdo lloj kërcënimi nga kushdo qoftë edhe nga Serbia. Pra do të thoja se me dronat “Bayraktar” Kosova ndryshe e bën muhabetin me Serbinë”, ka vlerësuar Berisha./Lideri.mk