Maqedoni

Zejdi: Kam komunikim të mirë me Izet Mexhitin dhe subjektet e tjera politike, pas Kongresit Popullor vendosim se si do të vazhdojmë

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi në një deklaratë për TV21 tha se nuk ka asnjë pengesë për bashkëpunim me Izet Mexhitin, në kuadër të subjektit të ri politik që po e paralajmëron ky i fundit. Rexhepi tha se do të mbahet Kongresi Popullor i përkrahësve të tij, ku do të vendoset se si do të vazhdojë rrugëtimi ti tij politik.

“Kam komunikim mjaft të mirë me Izet Mexhitin, sikur që kam komunikim edhe me subjekte tjera politike, por vendimin definitiv do e sjellim pas asaj që planifikojmë të mbajmë, Kongresin Popullor, bashkërisht”, tha Seknder Rexhepi-Zejdi./tv21.tv