Opinion

Nëse pastrohen listat nga veteranët fals, veteranët e vërtetë mund të marin paga 500 euro

Një veteran paguhet 170 euro. Problemi është që sipas statistikave më optimiste e më zemërgjerë veteranë të vërtetë ishin 20 mijë veta në Kosovë. Ndërsa, veteranë që u shkruan si të tillë janë mbi 60 mijë. Pra, paramendoni cfarë sasie e pareve duhet me ua dhanë vetëm ato 170 euro. Krejt admibistrata shtetërore është 80 mijë veta. Pra, s’ka pare as kaq me i pagu e le më me ua rritë pagesat. Janë pikërisht veteranët e vërtetë që duhet me i pastru ato lista. Paramendoni, vetëm nëse ata largohen, ish ushtarët trima mund të marrin 500 euro të merituara pa u shpenzu nga buxheti asnjë centë më tepër.

Veteranët e vërtetë ata fallc duhet me i përzanë edhe nga protesta. Po ua hanë bukën e fëmijëve. (Viktor Buzhala)